EUROPA LEAGUE

Të kualifikuarit
9 November, 2012 @13:31
Ish kampioni françez, Lyon, edhe njëherë ka treguar se është ekip i jashtëzakonshëm për Europa League, duke radhitur edhe fitoren e katërt pas katër xhirove të para të Grupit I.
Ata mbrëmë mposhtën finalistin e stinorit të kaluar Athletic Bilbao në San Mames, 2-3.
Lyoni kaloi në epërsi nëpërmjet Bafetimbi Gomisit dhe Yohan Gourcuffit, mirëpo baskët barazuan në 2-2. E në minutën e 63-të Lacazette u përkujdes për golin e fitores së françezëve.
Fenerbahçe në Grupin C, mposhti qipriotët e AEL-it 2-0 për të vazhduar rrugën drejt sigurimit të pranverës europiane, ndërsa Borussian e Monchengladbiachut dhe Olympique Marseille duket se tani do të luftojnë për pozitën e dytë në grup, pasi që janë 5 pikë largë skuadrës turke.
Në Grupin H, Inter mposhti Partizanin e Beogradit 1-3 si mysafir, ku dy gola i shënoi sulmuesi argjentinas Rodrigo Palacio, pastaj edhe Rubini fitoi dhe me fitoren e tyre Partizani dhe Neftchi kanë larë duart nga garat e mëtutjeshme.
Bayer Leverkusen, Hannover dhe Metalist Kharkiv janë ekipet tjera që kanë siguruar pranverën në Europë.