KUPTOHEN TË KUALIFIKUARIT E FUNDIT
Të kualifikuarit e fundit, eliminohen Bayer e Genk
21 February, 2019 @23:10
Pas përfundimit të shtatë ndeshjeve që nisën në ora 21:00 në kuadër të Europa Ligës, sonte janë kuptuar edhe shtatë ekipet e fundit që do të shkojnë në të tetën e finales së garës.
Kështu, Inter shkon tutje me fitore të thellë ndaj Rapidit të Vjenës, 4-0. Slavia Prag befasoi Genkun si mysafir 1-4 për të shkuar tutje. Bayer Leverkusen u eliminua nga Kuban Krasnodari 1-1 (ndeshja e parë në Rusi kishte përfunduar 0-0).
Chelsea pa probleme kaloi tutje ndaj Malmos 3-0. Real Betisi u eliminua nga Rennesi 1-3. Ndërsa Dynamo Kiev çoi në shtëpi Olympiakosin derisa Benfica me barazim 0-0 ndaj Galatasarayit shkoi përpara, pasi që kishte fituar në Turqi, 1-2.