Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GANI SEJDIU DORËHIQET BEFASISHT

Trajneri kampion, jep dorëheqje

Gani Sejdiu/ BOROZANI/ D.S.

Trajneri kampion, jep dorëheqje


7 December, 2015 @19:01

Gani Sejdiu, trajneri mitrovicas që e bëri Ferronikelin kampion për herë të parë në histori të klubit ka dhënë dorëheqje befasisht sot. 

Njoftimin për këtë e ka dhënë vetë Sejdiu përmes një njoftimi në Facebook, ku ka falenderuar lojtarët, tifozët dhe zyrtarët e klubit për bashkëpunimin, derisa si arsye ka dhënë analizën e stinorit vjeshtor dhe hapat e mëtutjeshëm që duhen bërë për stinoin pranveror! 

“Ndoshta lojtarëve u duhet një filozofi tjetër e cila i motivon më tepër për të arritur objektivat e klubit,” ka shkruar ndër të tjera Gani Sejdiu. 

Sejdiu përveç tjerash fitoi edhe Kupën e Kosovës me Ferronikelin si dhe arriti që të bëj ekipin kampion vjeshtor në këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga