MBIJETESA
Tre të fundit, fitojnë
7 April, 2019 @18:33
Tre skuadrat e fundit në Ligën e Parë në përballjet e tyre si vendas kanë shënuar fitore sot, për të shpresuar në luftë për mbijetesë.
Luftë e ashpër po ndodh në Ligë të Parë për mbijetesë, derisa gjymsa e ligës është rrezikuar për rënie në shtatë xhirot e fundit!
Vllanznia ka shënuar fitore ndaj Ramiz Sadikut 2-0 [Jurgen Gjini, 2 gola], Kika ka mposhtur Onixin 3-1 [Augent Latifaj, Lirian Ferati dhe Ibrahim Hyseni], ndërsa Bashkimi i Koretinit Fushë Kosovën 1-0 [Dardan Dërmaku 47’].
Dallimi ndërmjet 7 ekipeve të fundit të renditura në klasifikim, është 4 pikë!
Në xhiron që vjen, Bashkimi i Koretinit i shkon liderit Vushtrria. Kika Vëllaznimit, ndërsa Vllaznia Onixit. Ramiz Sadiku pret Vitinë, ndërsa Fushë Kosova Arbërinë.