ARBËRIA - VËLLAZNIMI

Foto: KFVellaznimi/fb
E para në pranverë si mysafir
7 April, 2019 @18:12
Vëllaznimi ka arritur të shënojë fitore për herë të parë në pjesën pranverore të stinorit si mysafir.
Gjakovarët kanë triumfuar ndaj Arbërisë sot, që ka shënuar 3 pikëshin e parë jashtë Gjakovës në shtatë xhirot e zhvilluara në pranverë të Ligës së Parë.
Pjesa e parë e ndeshjes u krye pa gola.
Golat e fitores për Vëllaznimin i shënuan Labinot Jetullahu dhe Jeton Dushi, ndërsa pas epërsisë së gjakovarëve 0-2, vendasit kanë arritur të zbusin atë në 1-2, që u bë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Në anën tjetër, humbja e Dukagjinit ndaj Vitisë, nxen edhe më shumë lojën për pozitat 3 dhe 4 që dërgojnë në barazh nga Liga e Parë, pasi që tash dallimi mes tre skuadrave që luftojnë për këto pozita është vetëm 4 pikë!
Në xhiron që vjen Vëllaznimi pret Kikën në Gjakovë, ndërsa Arbëria është mysafire e Fushë Kosovës.