IA BËJNË SEFTE
Treshja e gjyqtarëve të Kosovës nisin me miqësore
16 February, 2017 @14:24
Tre referë të Kosovës, për herë të parë në histori të vendit do të drejtojnë një ndeshje me karakter ndërkombëtar.
Falë bashkëpunimit të FFK-së me Turqinë, përkatësisht Federatën e Futbollit të Turqisë (TFF), treshja e referëve kosovarë, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do të jenë sipas radhës, kryesori dhe anësoret në përballjen miqësore që Turqia e zhvillon ndaj Molldavisë më 27 mars 2017 në Eskishehir të Turqisë.