BUNDES

REUTERS
Van Marwijk, trajner i ri i Hamburgut
24 September, 2013 @9:31
Hamburgu ka emëruar holandezin me përvojë, Bert Van Marwijk, si trajner të ri të ekipit. Trajneri 61 vjeçar që çoi Holandën në finale të Kampionatit Botëror 2010 u emërua pasardhës i të shkarkuarit Thorsten Fink.
Hamburgu është ekipi i vetëm në Gjermani që çdo vjet është pjesë e Bundesligës, që nga krijimi i saj në vitin 1963. Mirëpo, ekipi po has në vështirësi loje në vitet e fundit, pasi që rezultatet nuk po vinë.
Në gjashtë xhirot e para, Hamburgu ka shënuar një fitore, një barazim dhe katër humbje. Aktualisht është në zonën e rrezikshme me vetëm katër pikë, një para Freiburgut të Admir Mehmedit dhe tre para Eintracht Braunschwiegut.