Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA E SELEKTORIT TË GREQISË

Van’t Schip: Do të vendosin detajet

Van’t Schip: Do të vendosin detajet


4 September, 2021 @18:24

Përzgjedhësi holandez i Greqisë, Johann Van’t Schip, ka thënë se përkundër se e njeh Kosovën dhe ka rezultate pozitive nga dy ndeshjet e kaluara, kjo ndeshje do të jetë krejt tjetër.

Schip ka shtuar se përballjen do ta vendosin detajet, pasi që të dyja ekipet po luftojnë për pikët e plota në këtë ndeshje dhe gjasat për kualifikim mbahen vetëm nëse luftohet për fitore.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

“Për ne secila ndeshje sipas radhës është më e rëndësishmja. Kemi luajtur dy herë me Kosovën, por nuk e kisha krahasuar atë Kosovë me këtë Kosovë. Kjo pasi që ata tash mund të kenë lojtarë tjerë në dispozicion, sikurse edhe ne. Për ne është me rëndësi të ndjekim planin tonë të lojës dhe të shkojmë drejt fitores. Nuk jemi shumë të fortë siç po thuhet, se sa jemi të fortë duhet ta tregojmë në fushë. Do të jetë ndeshje e vështirë,” ka thënë fillimisht holandezi pranë mediave në Fadil Vokrri.

Gjithashtu, mungesa e Tziolisit konsiderohet të jetë e rëndësishme për ndeshjen.

“Po, ai është lënduar. Tash po kalon fazën e shërimit dhe shpresojmë ta kemi të gatshëm për ndeshje me Suedinë. Sidoqoftë, ka lojtarë tjerë që do t’ia besojmë detyrën dhe të ecim përpara,” është përgjigjur shkurt përzgjedhësi i grekëve.

Greece

Më pas, Schip ka shtuar se ka rishikuar ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Gjeorgjisë dhe kur u pyet për lojën e treguar ai u përgjigj përgjithësisht kujdesshëm dhe matur.

“E kam shikuar dhe e kemi shikuar ndeshjen. I njohim mirë. Kemi luajtur dy herë ndaj Kosovës dhe është treguar ekip i fortë. Mbrohen mirë dhe sulmojnë shpejtë me linja direkte. Kanë vrapues në ekip dhe janë zhvilluar mirë si kombëtare. Ne duhet të përcjellim planin tonë të lojës, ta çojmë tutje dhe të nxjerrim rezultatin pozitiv,” ka thënë ndër të tjera Schip.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Rëndësia e kësaj ndeshjeje?

“Patjetër të fitojmë. Nëse dëshiron të konkurrosh grupin, të mbetesh në lojë përgjatë kualifikimeve duhet të fitosh, të luash bukur dhe të marrësh pikë. Ndryshe, nuk shkon,” vendosmërisht ka thënë ai.

Sa i përket duelit të nesërm, se si do të vendoset ajo dhe çka pret përzgjedhësi, Schip ka treguar se detaji më i vogël do të vendosë.

“Kosova është rritur si ekip, por edhe ne. Detajet besoj që do ta vendosin lojën. Kush bën më pak gabime, ai do të fitojë. Në futboll vendos një vendim momental, një detaj, një gabim minimal. Ne do të koncentrohemi dhe të fokusohemi në ndeshje, për të nxjerrë gjithçka sipas planit tonë në lojë,” ka thënë ai në fund.


KONFERENCA PËR SHTYP E GREQISË

Mavropanos: Jemi këtu për të fituar!

Kualifikimet për Botëror/Kosova/International

Mavropanos: Jemi këtu për të fituar!

04/09/21 @ 18:06

KOSOVA U19 - FEMRAT

4 lojtare pozitive s’udhëtojnë, përgatitjet dhe miqësoret në Stamboll

Kosova

4 lojtare pozitive s’udhëtojnë, përgatitjet dhe miqësoret në Stamboll

04/09/21 @ 17:38

KAPITENI NË KONFERENCË ME THIRRJE SPECIALE

Berisha: Ejani tifozë! U bë kohë e gjatë që s’ju kemi parë

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Berisha: Ejani tifozë! U bë kohë e gjatë që s’ju kemi parë

04/09/21 @ 16:06

S'KA DORËZIM PAS HUMBJES SË THELLË

Reja: Jemi në këmbë, duhet të fitojmë!

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Reja: Jemi në këmbë, duhet të fitojmë!

04/09/21 @ 15:49

11-SHJA POTENCIALE

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë

04/09/21 @ 13:47

LOJTARËT POTENCIALË STARTUES

Formcioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Hungarisë

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Formcioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Hungarisë

04/09/21 @ 13:13

I ARDHURI PARA DEBUTIMIT

Nedim Bajrami pritet të debutojë nesër për Shqipërinë

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Nedim Bajrami pritet të debutojë nesër për Shqipërinë

04/09/21 @ 13:01

KOSOVA

FFK: Nuk ka bileta në shitje

Kualifikimet për Botëror/Kosova

FFK: Nuk ka bileta në shitje

04/09/21 @ 12:44

LARNE - BALLKANI

Ballkani eliminohet pas penalltive, përfundon aventurën në Evropë

Conference League/FFK Superliga

Ballkani eliminohet pas penalltive, përfundon aventurën në Evropë

15/08/24 @ 23:57

DRITA - AUDA

Dabiqaj kualifikon Dritën në Play Off të Ligës së Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Dabiqaj kualifikon Dritën në Play Off të Ligës së Konferencës

15/08/24 @ 22:18

FORMACIONET ZYRTARE

Drita - Auda, 11-shet startuese

Conference League/FFK Superliga

Drita - Auda, 11-shet startuese

15/08/24 @ 19:01

FORMACIONET ZYRTARE

Larne - Ballkani, 11-shet startuese

Conference League/FFK Superliga

Larne - Ballkani, 11-shet startuese

15/08/24 @ 18:38

SPEKULIMET E MEDIAVE EVROPIANE

Ditari i transfereve, 15 gusht

Premier League/Serie A/La Liga

Ditari i transfereve, 15 gusht

15/08/24 @ 12:14

TROFEU I RADHËS PËR MBRETËRIT

Real Madrid bëhet rekorder edhe i Superkupave evropiane

Champions League/Europa League

Real Madrid bëhet rekorder edhe i Superkupave evropiane

14/08/24 @ 23:06

EKSPERIENCA MBETET NË EKIP

Fisnik Rugova me përvojë, mbetet te Prishtina

FBK Superliga/Transfere

Fisnik Rugova me përvojë, mbetet te Prishtina

14/08/24 @ 21:20

"EN" GJAKOVË

Don Polloshka mbetet te Vëllaznimi

FBK Superliga/Transfere

Don Polloshka mbetet te Vëllaznimi

14/08/24 @ 21:13

MBETET PLIS

Muhamedali Janjeva vazhdon me Prishtinën

FBK Superliga/Transfere

Muhamedali Janjeva vazhdon me Prishtinën

14/08/24 @ 21:07

RIKTHEHET NË KRYEQYTET

Daniel Lekndreaj rikthehet te Prishtina

FBK Superliga/Transfere

Daniel Lekndreaj rikthehet te Prishtina

14/08/24 @ 12:41


 
Të gjitha lajmet nga