ULPIANA

Visoka dorëhiqet nga Ulpiana
29 September, 2019 @21:24
Trajneri i deritashëm i Ulpianës, Megzon Visoka, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.
Pas humbjes nga Ramiz Sadiku me rezultat 0-2, Visoka së bashku me ndihmësin e tij ArsimTershana, nuk do të jenë më pjesë e skuadrës Ulpiana.
Lajmin e bëri të ditur skuadra e Ulpianës pak më parë përmes një posti në Facebook.
Ulpiana pas 6 xhirove të zhvilluara gjendet në pozitën e 12 me 5 pikë të grumbulluara.