VUSHTRRIA

Vushtrria përforcon mbrojtjen
8 January, 2022 @14:40
Skuadra e Vushtrrisë po vazhdon me përforcime
Liderja e Grupit B në Ligën e Parë, arriti marrëveshjen me qendërmbrojtësin nga Durrësi, Mario Teqja.
Teqja 25 vjeçar, së fundi ishte pjesë e skuadrës Egnatia, derisa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te KF Erzeni.
Vushtrria dje ka shtuar në skuadër lojtarët Dior Zabërgja dhe Leart Emini.