SOUTHGATE NJOFTON

Pamje nga arkivi
Ylli i Manchester Unitedit në dyshim ndaj Shqipërisë
25 March, 2021 @16:38
Futbollisti i dalluar i Manchester Unitedit, mund të mungojë në ndeshjet kualifikuese të këtij muaji.
Marcus Rashford 23-vjeçar është në dyshim për paraqitjet e tij me Anglinë në përballjet e radhës, ka bërë të ditur BBC Sport sot.
Kjo pasi që Rashford ka një lëndim në gju dhe si duket Gareth Southgate, përzgjedhës i albionëve, nuk po dëshiron të rrezikojë lojtarin.
“Marcus nuk është i sigurt për këto ndeshje. Ai nuk ka qenë shumë me ekipin edhe përgjatë grumbullimit të kaluar, natyrisht është shumë i rëndësishëm, por nuk mund të rrezikojmë nëse nuk është në gjendjen e tij më të mirë,” ka thënë Southgate.