Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HODGSON NËN KRITIKA

44-shja e harxhuar e Anglisë!

Ekipi që u mposht nga Suedia/ REUTERS/Phil Noble

44-shja e harxhuar e Anglisë!


16 November, 2012 @13:18

Humbja e fundit e anglezëve ndaj Suedisë në miqësoret e mesjavës ka qenë kapak për mediat angleze. Ata tashmë kanë marrë në ‘përpunim’ edhe trajnerin aktual të kombëtares, Roy Hodgson, për të cilin thonë se ka harxhuar shumë lojtarë duke testuar dhe duke i humbur shpresat e tyre.

Deri më tani, sipas llogaritjes së The Sun, Hodgson ka ftuar 44 lojtarë të ndryshëm, prej të cilëve ata kanë krijuar 4 ekipe solide të cilat shumë lehtë do të mund të shkonin në Brazil, për Kampionatin Botëor të radhës.

Mirëpo, kjo nuk po ndodh kur ata po luajnë për përfaqësuesen e albionëve. The Sun thotë se lojtarët kanë humbur besimin pasi që ndoshta edhe pas lojës së mirë, mund të mos ftohen në ndeshjen tjetër. E kjo, të rinjëve po i shkakton shtypje shumë të madhe para ndeshjeve dhe ftesave të reja që po vinë për kombëtaren e tre luanëve.

4 PËRFAQËSUESET E HODGSONIT:

 

Anglia I: Joe Hart; Glen Johnson, John Terry, Garry Cahill, Ashley Cole; James Milner, Steven Gerrard, Jack Wilshere; Theo Walcott, Wayne Rooney dhe Ashley Young.

Anglia II: John Ruddy, Kyle Walker, Joleon Lescott, Phil Jagielka, Leighton Baines; Michael Carrick, Frank Lampard, Tom Cleverley; Jermain Defoe, Danny Welbeck dhe Alex Oxlade Chamberlain.

Anglia III: Jack Butland, Carl Jenkinson, Phil Jones, Steven Caulker, Ryan Bertrand; Gareth Barry, Leon Osman, Scott Parker; Aaron Lennon, Andy Carroll dhe Adam Johnson;

Anglia IV: Robert Green; Steven Kelly, Ryan Shawcross, Tom Huddlestone, Stewart Downing; Jordan Henderson, Jonjo Shelvey, Jake Livermore; Raheem Sterling, Daniel Sturridge dhe Wilfried Zaha.


 
Të gjitha lajmet nga