Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

5 për fundjavë

5 për fundjavë


Shkruan: LUAN MORINA

3 March, 2018 @12:12

1. Lazio – Juventus (e shtunë, ora 6)

Kanë qenë të mirë ndaj Milanit në Kupë, por nuk ia dolën të gjejnë golin e fitores. Me një vijë mesfushe që shndërrohej në 5she me zhvendosjen e krahëve para dhe një vijë të lartë defensive, Lazio nuk lejonte finalistët e kupës të bëjnë lojë duke i detyruar të mbrohen për pjesën më të madhe të 120 minutave.

a

Të shtunën ata kanë përballë finalistët tjerë të Kupës, të cilët i kanë mposhtur qysh në fillim të sezonit. Edhe Juventusi vjen me angazhimin në Kupë, por me 30 minuta më pak. Janë goxha në formë të mirë dhe në ndjekje të tre titujve nuk guxojnë të lejojnë befasi. Do të duhej të shfrytëzonin më mirë kundërsulmet, për dallim me rivalët e tyre në finale të Kupës të cilët lëshuan goxha shanse për shkak të qendërsulmuesve të dobët.

2. Leipzig – Dortmund (e shtunë, ora 6e30)

Dy favoritët për Europa League përballen në ndeshjen më të mirë të javës në futbollin gjerman, si zakonisht në luftë për pozitën e dytë. Leipzign e ka dëmtuar Evropa këtë vit dhe kjo u reflektua javën e kaluar kundër Kolnit. Në anën tjetër Dortmund është në formë goxha të mirë pas pushimit dimëror duke radhitur fitoret, sidomos me rikuperimin e të lënduarve të shumtë.

a

Dy humbje ndaj Frankfurtit dhe sidomos Kolnit, vetëm sa duhej të rritnin motivimin për fitore ndaj Dortmundit. Fitorja në ‘Signal Iduna Park’ përkundër një lojtari më pak duhej të ndikonte në vetëbesimin e mysafirëve gjithashtu. Por, s’do ta kenë të lehtë ndaj kësaj Borussie të kompletuar tani.

3. Napoli – Roma (e shtunë, ora 15n9)

Napoli kishte fituar me rezultat minimal në Romë. Kryeqytetasit nuk janë në krizë sa mund të duket në plan të parë. Përkundër fitoreve ndaj ekipeve që luftojnë për mbijetesë së fundmi, në dy duele me Sampdorinë dhe Milanin kanë vetëm një pikë. Nuk janë aq të fortë ndaj ekipeve me cilësi të ngjashme, dhe Napoli është një ekip me cilësi edhe më të madhe se Roma.

a

Presioni psikik mbi napoletanët s’do të duhej të ishte gjë e keqe këto javët e para me vetëm një garë në mendje. Relaksimi i tepërt do të ishte më i rrezikshëm, dhe dyshoj që ndeshja ndaj Romës mund të jetë si ndaj SPAL-it. Duhet të jetë një lojë ku vendasit sulmojnë, e mysafirët tentojnë me kundërsulme dhe gjuajtje nga distanca.

4. Manchester City – Chelsea (e diel, ora 5)

Radhën e ka Chelsea. Por, blutë janë goxha më serioz dhe më të përkushtuar se rivalët tjerë të Londrës. Kjo do të duhej ti kursente nga një turpërim eventual, por jo edhe t’u siguronte pikë nga udhëtimi në Manchester.

a

Një gol i De Bruyne kishte siguruar fitoren në ‘Stamford Bridge’. Duke pas parasysh formën tejet të mirë të Citizens, dyshoj që do të mbyllin ndeshjen me vetëm një gol. Do të ishte edhe më mirë për ne si shikues nëse Conte vendos të luaj me një qendërsulmues nga fillimi dhe jo Hazardin. Një lojë më e hapur dhe sulmuese është kërkesa e çdo tifozi.

5. Milan – Internazionale (e diel, ora 15n9)

Icardi i vetëm kishte mposhtur Milanin në tetor. Eder s’mund ta bëjë këtë, ndonëse ky derbi viteve të fundit është vendosur edhe nga lojtar si Ezequiel Schelotto. Internazionale janë këndellur në xhirot e fundit, por fitorja ndaj Milanit do të përcaktonte kahun në të cilin do të lëvizin për çerekun e fundit të ligës.

a

Në anën tjetër Milani ka nxjerr disa rezultate goxha të mira së fundmi. I është rikthyer shpirti luftarak me Gattuson, por numri i rasteve të humbura nga Cutrone dhe Kalinic është tepër i lartë. Përballja e fundit në Kupë të ka kujtuar njërin nga derbit më të kot për kah cilësia e lojës së futbollit në vendin tonë – derbin e Gjilanit! Shpresoj që të shfaqet një lojë më e bukur, e jo të mbetet në hije të historisë dhe atmosferës në tribuna, ngjashëm si derbi i Gjilanit!


BLEDI SHKËMBI

Shkëmbi tregon problemet serioze te Liria!

FFK Superliga

Shkëmbi tregon problemet serioze te Liria!

02/03/18 @ 20:26

KONFIRMOHET

VAR në La Liga që nga sezoni i ardhshëm

La Liga

VAR në La Liga që nga sezoni i ardhshëm

02/03/18 @ 15:50

MANCHESTER UNITED

Zlatan drejt SHBA-ve?

Premier League/International/Transfere

Zlatan drejt SHBA-ve?

02/03/18 @ 15:42

LIRIA - FERONIKELI

Zeka ndëshkon ish-skuadrën, Liria ngjitet

FFK Superliga

Zeka ndëshkon ish-skuadrën, Liria ngjitet

02/03/18 @ 14:59

DRITA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi ndalë liderin, Drita rrezikon kreun

FFK Superliga

Vëllaznimi ndalë liderin, Drita rrezikon kreun

02/03/18 @ 14:55

DRITA - VËLLAZNIMI

Drita vs. Vëllaznimi, formacionet zyrtare

FFK Superliga

Drita vs. Vëllaznimi, formacionet zyrtare

02/03/18 @ 13:00

PËRFAQËSUESJA

Kush është Bernard Challandes?

Liga e Kombeve/Kosova

Kush është Bernard Challandes?

02/03/18 @ 12:35

BERNARD CHALLANDES

E njoh dëshirën dhe zjarrin e popullit të Kosovës

Liga e Kombeve/Kosova/Transfere

E njoh dëshirën dhe zjarrin e popullit të Kosovës

02/03/18 @ 12:30

TRAJNERI I RI

Bernard Challandes, trajner i Kosovës

Liga e Kombeve/Kosova/Transfere

Bernard Challandes, trajner i Kosovës

02/03/18 @ 10:44

ARSENAL - CITY

City lehtë ndaj Arsenalit

Premier League

City lehtë ndaj Arsenalit

01/03/18 @ 22:45

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01

GRUPI D - HOLANDA

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

Evropiani

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

16/05/24 @ 21:31

TRIUMFON TREPÇA

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

FBK Superliga

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

16/05/24 @ 21:05

REFERI I FIFAs NË DERBI

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

FFK Superliga

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

16/05/24 @ 16:44

GRUPI A - GJERMANIA

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

Evropiani/Bundesliga

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

16/05/24 @ 15:01

VENDIMET E KDE-së

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

FFK Superliga

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

16/05/24 @ 13:19

SHENJA POZITIVE TE EKIPI MITROVICAS

Trepça nis riorganizimin me Rafet Prekazin si drejtor sportiv

FFK Liga e parë

Trepça nis riorganizimin me Rafet Prekazin si drejtor sportiv

16/05/24 @ 12:58


 
Të gjitha lajmet nga