Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

11 March, 2022 @14:00

Një fundjavë pa ndonjë derbi të madh, por përsëri me plot ndeshje të mira për t’i shikuar.

1. Hoffenheim - Bayern München (e shtunë, 15:30)

Në fazën më të rëndësishme të sezonit, Bayerni dukej se kishte pak rënie dhe nuk ishte në formën më të mirë të mundshme. Gjithsesi, ndaj Salzburgut në mesjavë tregoi se çfarë skuadre e frikshme është, duke e eliminuar skuadrën austriake nga Liga e Kampionëve me goleadë, ndonëse në ndeshjen e parë në Austri luajti jo fort mirë dhe barazoi.

Edhe pse është i pari dhe i pakonkurrent në ligë, pasi nuk ka kundërshtar serioz për ta ndjekur, Bayerni në ndeshjet e fundit të Bundesligës ka rënie në lojë e në dominim.

Këtë fundjavë Bayerni i shkon Hoffenheimit, skuadrës së papërshtatshme që këtë sezon po lufton për vendin e katërt në ligë. Hoffenheimi vjen pas 4 fitoreve radhazi në ligë dhe është prej skuadrave që mund ta befasojnë cilëndo skuadër.

Problemi i Bundesligës është që edhe kur Bayerni nuk është në formë, nuk ka kush e ndjekë. Bundesligën do ta fitojë, e si zakonisht, edhe këtë vit vëmendjen do ta ketë në Champions League.

Kjo ndeshje ndaj Hoffenheimit do të jetë e mirë për t´u shikuar, me gjasë edhe me plot gola!

 

2. Manchester United - Tottenham (e shtunë, 18:30)

Pas një turpërimi (tjetër) nga Manchester City në Etihad, United këtë fundjavë luan ndaj Tottenhamit në shtëpi. Ky i fundit vjen pas paraqitjes fantastike ndaj Evertonit të hënën mbrëma në Londër.

United në fakt luajti mirë në pjesën e parë ndaj Cityt, më mirë se në plot takime, por si jo rrallëherë, edhe kësaj radhe e tradhëtoi mbrojtja tmerrësisht e dobët. Mungesa e Varane padyshim që ra në sy përsëri, e ranë në sy edhe 500 probleme tjera që kjo skuadër i ka e do t’i ketë edhe për shumë vite me radhë nëse vazhdon të drejtohet nga të njëjtin njerëz në hierarki.

Vetëm një rënie nga forma drastike e Arsenalit do ta nxjerrte nga top-katërshja këtë skuadër, ndërkohë që mendoj se top-treshja është e paprekshme. United e Tottenhami kanë humbur shumë shumë pikë pashpjegimisht deri tash dhe nuk besoj se ndonjëra pre tyre do të hyjë në top-katër këtë sezon.

Ndeshjen e parë të këtij sezoni në Londër United e fitonte 0-3, e menjëherë pas asaj ndeshjeje në krye të Tottenhamit erdhi Antonio Conte.

Si United, edhe Tottehami është tepër i luhatshëm në formë e paraqitje, prandaj ndeshja e së shtunës do të jetë e mirë. Mund të përfundojë me cilindo rezultat të mundshëm!

 

3. Arsenal - Leicester (e diel, 17:30)

Vetëm duartrokitje për Mikel Artetan. Largoi lojtarë me ego të madhe që e dëmtonin skuadrën dhe atmosferën e saj, ndërkohë krijoi një grup të lojtarëve të etur për fitore e sukses. Saka, Martinelli, Odegaard, Tierney, White e pothuajse i gjithë ekipi po kalojnë një sezon fantastik dhe të ndihmuar edhe nga kalendari më pak i ngjeshur për shkak të mospjesëmarrjes në gara evropiane, Arsenali për momentin është favoriti kryesor për t´iu bashkangjitur treshes kryesore në top-katër.

Këtë të diel Arsenali ka punë me Leicesterin e Brendan Rodgers, skuadër kjo që nuk po kalon një sezon edhe aq të mirë. Lëndimet e shumta, sidomos në mbrojtje, përgjatë gjithë sezonit, e së fundi edhe lëndimet e Jamie Vardyt, e kanë bërë të veten në formën e rënë të Leicesterit, por që megjithatë mbetet një skuadër që nuk mund të nënvlerësohet dhe në ditën e saj mund ta befasojë këdo.

Një vit më parë Arsenali nuk do të ishte kaq favorit për ta fituar këtë takim sa është këtë fundjavë, por Arteta ka bërë punë mjaft të mirë dhe do të konsiderohej befasi nëse Arsenali nuk fiton.

 

4. Torino - Inter (e diel, 20:45)

I eliminuar nga Liga e Kampionëve, Interit të Simone Inzaghit tash i mbetet të luftojë për trofetë vendor.

Në të dyja ndeshjet ndaj Liverpoolit, që është skuadër më kualitative se Interi, zikaltërit luajtën shumë mirë. Pjekuria e Liverpoolit ishte vendimtare në këtë duel dhe sidomos në ndeshjen e parë në Itali, me pak më tepër pjekuri Interi mund të dilte me më tepër.

Gjithsesi, ndodhi çka ndodhi dhe tash Interi e bartë vëmendjen në ligë, ku do ta kërkojë titullin e dytë me radhë në Serie A dhe pse jo edhe triumfin në Coppa Italia.

Të dielën Interi luan si mysafir i Torinos së Mërgim Vojvodës, ekip ky që di të luajë mbrojtje tejet të fortë dhe di të shkaktojë probleme sidomos kur luan në shtëpi. Ndonëse është në vendin e 11 në renditje, Torino (me një ndeshje më pak) ka pësuar më pak gola se Milani i vendit të parë, statistikë që e dëshmon se çfarë mbrojtje të mirë ka kjo skuadër këtë sezon.

Interi nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë në Serie A dhe të dielën e mirë një rikthim te fitoret si mysafir do të ishte shumë i rëndësishëm.

Ndeshje e mirë për të dielën mbrëma, nëse nuk jeni tifoz i Barcelonës, pasi që në atë rast do ta shikoni Barcelonën.

 

5. Mallorca - Real Madrid (e hënë, 21:00)

Vedat Muriqi ndaj Real Madridit. Prizrenasi ka bërë mirë që nga shkuarja e tij te skuadra e Mallorcës dhe nuk do të çuditesha nëse Mallorca e blen kartonin e tij të plotë në verë. Po luan rregullisht si startues, po e jep maksimumin në fushë, po është shumicën e ndeshjeve protagonist dhe tifozët po e duan.

Pas kualifikimit fenomenal me përmbysje në Ligë të Kampionëve, Reali fokusin do ta kthejë në ligë, të cilën nuk besoj se do ta lëshojë pa e fituar.

Herën e fundit kur ishte në La Liga, sezoni 2019/2020, Mallorca e kishte mposhtur Realin 1-0 në po të njëjtin stadium ku do të luhet edhe kjo ndeshje. Një përsëritje e këtij rezultati me gol të Vedat Muriqit padyshim që do të ishte e bukur për tifozët e Kosovës dhe të Mallorcës!

 


LIVERPOOL 0-1 INTER

Fitore e pamjaftueshme për Interin, Liverpooli çerekfinalist

Champions League

Fitore e pamjaftueshme për Interin, Liverpooli çerekfinalist

08/03/22 @ 23:03

BAYERN 7-1 SALZBURG

Bayerni shkatërron Salzburgun

Champions League

Bayerni shkatërron Salzburgun

08/03/22 @ 22:47

BAYERN - SALZBURG

Bayern - Salzburg, 11-shet startuese

Champions League

Bayern - Salzburg, 11-shet startuese

08/03/22 @ 19:57

LIVERPOOL - INTER

Liverpool - Inter, 11-shet startuese

Champions League

Liverpool - Inter, 11-shet startuese

08/03/22 @ 19:55

LIGA e DYTË

Vjosa triumfon, rikthehet në pozitën e dytë

FFK Liga e Dytë

Vjosa triumfon, rikthehet në pozitën e dytë

08/03/22 @ 16:51

KOMISIONI DISIPLINOR

Dënohet trajneri i Rahovecit

FFK Liga e parë

Dënohet trajneri i Rahovecit

08/03/22 @ 16:13

GJYQTARËT E XHIROS XXIV

Dardan Çaka në derbin e madh

FFK Superliga

Dardan Çaka në derbin e madh

08/03/22 @ 16:03

DUELET QË MUND TË VENDOSIN RENDITJEN

Në kërkim të rastit për ikje nga ndjekësit

FFK Superliga

Në kërkim të rastit për ikje nga ndjekësit

08/03/22 @ 14:32

PAS AGRESIONIT RUS NË UKRAINËS

I pamundësohet shitja! MB ia ngrin asetet

Champions League/Premier League

I pamundësohet shitja! MB ia ngrin asetet

10/03/22 @ 11:35

MEDIA TALK

Edhe Christensen te Barcelona!

Premier League/La Liga/Transfere

Edhe Christensen te Barcelona!

08/03/22 @ 11:56

TOTTENHAM 5-0 EVERTON

Kane fenomenal, Tottenham fut Evertonin në ethe të rënies nga liga!

Premier League

Kane fenomenal, Tottenham fut Evertonin në ethe të rënies nga liga!

07/03/22 @ 23:11

KOLUMNE

5 për fundjavë!

Premier League/Bundesliga/Serie A/Analiza

5 për fundjavë!

04/03/22 @ 11:00

SHORTI I ÇEREKFINALES SË FA CUP

Broja ndaj Cityt të Guardiolës, shorti i plotë i FA Cup

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Broja ndaj Cityt të Guardiolës, shorti i plotë i FA Cup

04/03/22 @ 00:22

FA CUP | LIVERPOOL - NORWICH CITY

Rashica 61min., Minamino kualifikon Liverpoolin

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Rashica 61min., Minamino kualifikon Liverpoolin

02/03/22 @ 23:22

FA CUP | SOUTHAMPTON - WEST HAM UNITED

Broja shënon, Southampton eliminon West Hamin nga Kupa

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Broja shënon, Southampton eliminon West Hamin nga Kupa

02/03/22 @ 22:53

LEEDS UNITED

Një amerikan në krye të Leeds United

Premier League/International/Transfere

Një amerikan në krye të Leeds United

28/02/22 @ 15:11

CARABAO CUP FINAL | CHELSEA - LIVERPOOL

Liverpool merr Kupën e Ligës, pas 22 penalltive në finale!

Premier League

Liverpool merr Kupën e Ligës, pas 22 penalltive në finale!

27/02/22 @ 21:45

LEEDS UNITED

Fundi i Bielsas

Premier League/Transfere

Fundi i Bielsas

27/02/22 @ 13:41


 
Të gjitha lajmet nga Premier League