ROSSONERI
7 sezone, 10 trajnerë, 40 milionë euro
Nga: PanoramaSport
16 October, 2019 @12:35
Shtatë sezone dhe dhjetë trajnerë, por pavarësisht shpenzimeve, Milani nuk ka mundur të gjejë rezultatet e aq më pak vazhdimësinë.
Nga 2013/14 e deri më sot, që nga Massimiliano Allegri e deri te më i fundit Stefano Pioli, trajnerët kanë ngarkuar për 18.4 milionë euro në arkat e rossonerëve.
Shuma në fakt nuk përfshin taksat, së bashku me të cilat rezulton që kuqezinjtë të kenë shpenzuar 40 milionë euro në shtatë vitet e fundit për sa u përket trajnerëve.
Më i shtrenjti ka qenë Allegri, i cili i dhuroi Milanit edhe titullin e fundit kampion. Clarence Seedorf me 2.5 milionë euro rrogë në sezon (po aq sa Allegri) nuk solli asgjë, ndërsa te më të paguarit figuron edhe Vincenzo Montella.
2 milionë euro për teknikun aktual të Fiorentinës, i cili i ka dhënë Milanit trofeun e fundit, Superkupën e Italisë, të fituar në Doha ndaj Juventusit.
Gennaro Gattuso, Sinisa Mihajlovic, Marco Giampaolo e Pippo Inzaghi, dështuan në rikthimin e ekipit në Champions, një synim që s’i kërkohej Christian Brocchit, ndër më pak të paguarit e Milanit për sa i përket rolit të trajnerit në shtatë vitet e fundit.