CHELSEA 0-1 ARSENAL

Foto: premierleague.com
Arsenali fiton derbin, për moral
12 May, 2021 @23:30
Një gabim i Jorginhos i ka kushtuar shumë Chelseat, derisa Arsenal ka marrë një fitore për të ngritur moral pas rezultateve jo të kënaqshme.
Arsenal mposhti Chelsean si mysafir në Stamford Brige 0-1 [Smith Rowe 16].
Chelsea pati raste të mira për të barazuar me Christian Pulisic e pastaj edhe me Kurt Zouma e Olivier Giroud, që goditën horizontalen, por më kot - goli s’erdhi dhe ekipi i Thomas Tuchel dështoi të siguronte matematikisht Champions League, edhe pse ende kanë në dorë të veten gjithçka.
Derisa Arsenal tashmë ka marrë pikën e nëntë në tri ndeshjet e fundit në Premiership, Chelsea pas tri fitoreve radhazi ka pësuar humbje.