LIGA e PARË

Liria-Vëllaznimi, caktohet fituesi me rezultat zyrtar
12 May, 2021 @14:06
Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligë të Parë, në mbledhjen e mbajtur sot, shqyrtoi ankesën e Lirisë në lidhdur me ndeshjen e javës së 26 kundër Vëllaznimit.
Vëllaznimi në këtë ndeshje e kishte inkuadruar lojtarin Argjend Ahmetaj në minutën e 46’ të ndeshjes, derisa ky i fundit nuk ishte në protokollin zyrtar të ndeshjes.
Ankesa e Lirisë është pranuar nga Komisioni i Garave, dhe kjo ndeshje është regjistruar me rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të Lirisë.
Vëllaznimi në këtë ndeshje e kishte mposhtur Lirinë me rezultat 1-2.
Liria tani gjendet në pozitën e gjashtë me 31 pikë, kurse Vëllaznimi në pozitën e shtatë me 29 pikë.