TABELA DHE NDESHJET - XHIROJA 36

Foto: ACMilan/fb
Favoritët fitojnë, lufta për Champions vazhdon
12 May, 2021 @23:05
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së XXXVI të Serie A para pak çastesh, ndërsa të gjithë favoritët që po garojnë për Ligë të Kampionëve kanë shënuar fitore.
Atalanta e Berat Djimsitit ka kaluar 2-0 Beneventon për të ruajtur pozitën e dytë në renditje. Mbrojtësi i kombëtares luajti 30-minutat e fundit të ndeshjes.
Milan si mysafir ka shkelur Torinon e Mërgim Vojvodës dhe Samir Ujkanit, duke i mposhtur 0-7 ku kroati Ante Rebic shënoi hat-trick dhe një asistim. Edhe Vojvoda edhe Ujkani ishin në bankën rezervë sonte, derisa Torino në xhiron e shkuar siguroi mbijetesën.
Napoli kishte mposhtur dje Udinesen për të ruajtur pozitën e katërt, ndërsa Juventus sonte kaloi Sassuolon e rrezikshme 1-3, për të vazhduar garën në Champions, edhe pse aktualisht është i pesti në renditje.
Lazioja, ku Vedat Muriqi nisi ndeshjen si startues dhe Thomas Strakosha gjithashtu, shënoi fitore në fund me golin e Ciro Immobiles, ndërsa teorikisht ende kanë gjasa për Champions, edhe pse janë në pozitën e gjashtë dhe kanë një ndeshje më pak.
E sa i përket kampionit të ri të Italisë, Inter nuk kalkuloi ndaj Romës, duke e fituar derbin 3-1.