ATALANTA - UDINESE
Atalanta në Ligë të Kampionëve?!
29 April, 2019 @23:09
Atalanta e Gian Piero Gasperinit është vetëm katër xhiro larg senzacionit! Me fitoren e sontme ndaj Udineses, që ende s’ka siguruar mbijetesën, Atalanta është vendosur në pozitën e katërt të Serie A-së.
Nerazzurrët kanë lënë pas Romën, Torinon dhe Milanin për të kapur pozitën numër katër dhe janë vetëm tre pikë larg Interit, që kap pozitën e tretë në klasifikim.
Fitorja e Atalantës erdhi në 10 minutëshin e fundit të takimit, kur holandezi Marten de Roon shënoi penalltinë për 1-0 (81’) dhe pas pak kroati Mario Pasalic shënoi pas asistimit të Duvan Zapatës (85’) për përfundimtaren 2-0, që rrënoi plotësisht rezistencën e bardhezinjëve mysafir.
Në katër xhirot e fundit Atalanta, radhazi, i shkon Lazios, pret Genoan, udhëton te Juventus dhe pret Sassuolon.