CHAMPIONS LEAGUE
Barça i ankohet UEFA-së
5 April, 2013 @14:54
Pas barazimit 2-2 në Parc des Princes, skuadra e udhëhequr nga i rikthyeri, Tito Vilanova, ka deponuar ankesë në UEFA lidhur me vendimet e referit gjerman, Wolfgang Stark, ku pohohet se ky i fundit nuk i di rregullat e lojës.
Barcelona ka qenë e pakënaqur me gabimet e referit në ndeshje, duke përfshirë këtu edhe vazhdimin e lojës nga ana e referit, kur dy lojtarë të saj ishin jashtë fushës të lënduar.
Rregullat thonë se loja duhet të ndalet, kur dy lojtarë të një ekipi janë duke u trajtuar nga mjekët jashtë fushës së lojës.