ÇIFTET
Shorti gjysmëfinal i UEFA-së
5 April, 2013 @14:43
Shorti gjysmëfinal i katër ekipeve më të mira në Ligë të Kampionëve dhe katër më të mirave nga Europa League do të hidhet të premten me 12 prill, ka njofutar sot shtëpia europiane e futbollit.
Procedura e njejtë sikurse në shortin e çerekfinaleve do të bëhet edhe kësaj radhe, ku çdo ekip mund të bie me çdokë.
Shorti fillon në ora 12:00 dhe do të transmetohet drejpërdrejtë nga kanali televiziv europian i sporit, Eurosport si dhe në faqen zyrtare të UEFA-së.
Skuadrat gjysmëfinaliste do të bëhen të ditura në mesjavën e ardhshme pasi që të luhen ndeshjet e kthimit, të martën dhe të mërkurën në Ligë të Kampionëve, ndërsa të enjten në Europa League.