MESSI
Gati për PSG-në!
5 April, 2013 @9:35
Sulmuesi argjentinas i Barcelonës dhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, është i pandalshëm edhe nga lëndimet.
Përkundër se parashikohej që ai do të mungojë së paku 15 ditë pas lëndimit që pësoi në ndeshje ndaj Paris St Germain të martën, mjekët e klubit kanë bërë të ditur se ai do të mungojë këtë fundjavë ndaj Mallorcës, derisa pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës që vjen në Ligë të Kampionëve.
Paris St Germain dhe Barcelona kanë barazuar në ndeshjen e parë 2-2, ndërsa ndeshja e kthimit luhet në Camp Nou në mesjavën e ardhshme.