CANA
Pas kartonit, ndryshoi gjithçka
5 April, 2013 @0:15
Lorik Cana beson se kartoni i kuq i nigerianit Ogenyi Onazi në minutën 47’, ishte pika kthyese e ndeshjes.
“Pas përjashtimit të Onazit, sikur filloi një tjetër lojë,” tha gjakovari, raportohet nga Mediaset.
“Ata filluan të na sulmojnë më shumë dhe ne u munduam të mbrohemi. Në fakt ne u mbrojtëm mirë, por goli i tyre nga një penallti, vërtetë ishte i vrazhdë.”
“Me shpirtë të mirë ne mund ta ndryshojmë situatën në të mirën tonë,” u shpreh Loriku.
Kapiten i kombëtares shqiptare ishte njëri prej lojtarëve më të mirë te skuadra e tij në humbjen 2-0 ndaj Fenerbahçes.