BALE
Do të mungojë shumë
5 April, 2013 @9:20
Ylli uellsian i Tottenham Hotspurs, Gareth Bale, ka futur frikën në palcë te të gjithë adhuruesit dhe krerët e klubit të tij.
Lëndimi i tij i mbrëmshëm në ndeshjen e parë çerekfinale me Baselin, ku Tottenham barazoi 2-2, ka vënë në siklet edhe trajnerin portugez, Andres Villas Boas, i cili dëshiron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Sipas mediave angleze, në rastin më të mirë, Bale, do t’i mungojë londinezëve prej katër deri në gjashtë javë.
“Gareth do të kthehet këtë stinor. Ka dhimbje të mëdha pas ndrydhjes së këmbës, por shpresojmë që do të kthehet sa më shpejtë,” ka thënë Villas Boas, pas konsultimit me stafin mjekësor të skuadrës së tij.