PAOLO DI CANIO
Bastoj se do të shpëtojmë
2 April, 2013 @13:38
Trajneri italian, Paolo Di Canio, u emërua si trajner i ri i Sunderlandit, pasi që krerët e klubit vendosën ta largojnë Martin O’Neillin, pas humbjes nga Manchester United, xhiron e kaluar.
Tani më ish trajneri i Swindon Town, Di Canio, ka thënë se mund të vë bast në çkado që ka se Sunderland do të luajë në Premier League edhe në stinorin tjetër.
“Po, gjithmonë thirrmëni, Italiani i çmendur. Kështu do të vë bast më lehtë në çdako që kam se do të shpëtojë Sunderlandin këtë stinor,” ka thënë fillimisht ai kur u pyet nga gazetarët lidhur me shpëtimin e ekipit të tij të ri nga rënia.
“Kemi një përzierje të mirë lojtarësh dhe mund të vë bast shumë para dhe të bëhem edhe më i pasur sesa që jam, se Sunderlandi do të shpëtojë.”
Sunderland gjindet në pozitën e 16-të të Premier League me 31 pikë, një më shumë se Wigan Athletic dhe Aston Villa që gjenden poshtë tij. Di Canio sot zyrtarisht u paraqit si trajner i ri i Sunderlandit. Vite më parë, Sunderland, në skuadër ka pasur edhe kosovarin, Lorik Cana.