CHELSEA
Edhe Cole mungon
2 April, 2013 @12:40
Mbrojtësi i përfaqësueses angleze, Ashley Cole, ka pësuar një goditje në ndeshje ndaj Manchester Unitedit dje në kuadër të FA Cup dhe do t’i mungojë skuadrës së vetë për së paku dy javë.
Kështu ka njoftuar vetë trajneri i skuadrës londineze që arriti gjysmëfinalen e FA Cup, Rafael Benitez.
Kjo është goditja e dytë për mbrojtjen e të kaltërve, pas lëndimit të qendërmbrojtësit, Gary Cahill, i cili do të mungojë edhe për 15 ditë të tjera.