LLAPI
Batatina: Është koha që të shkruajmë histori
30 June, 2021 @20:42
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, duket shumë i motivuar para ndeshjes ndërkombëtare ndaj Shkupit.
Tahir Batatina në llogarinë e tij personale në Facebook, ka shkuar një shkrim motivuese për lojtarët e tij dhe ka thënë se është koha për të shkruar histori.
Llapi kaloi një fazë përgatitore prej 8 ditësh në Ohër dhe sonte do të kthehet në Kosovë.
Skuadra nga Podujeva, luajti 2 ndeshje miqësore. Djelmoshat e trajnerit Batatina, në miqësoren e parë u mposhtën nga Drita me rezultat 2-0, derisa në miqësoren e dytë triumfuan ndaj Teutës me rezultat 1-0.
Llapi do të përballet me Shkupin më 8 korrik nga ora 20:00 në Conference League.