MIQËSORE
Drita përfundon me humbje miqësoren e fundit
30 June, 2021 @19:20
Nënkampionja e Superligës së Kosovës, Drita, sot luajti ndeshjen e fundit miqësore në Ohër, ku po i kalon përgatitjet.
Drita në ndeshjen e fundit miqësore, u takua me Shkupin.
Shkupi e mposhti Dritën me rezultat 2-1, derisa goli i Dritës erdhi nga Marko Simonovski. Ky i fundit po kalon një formë të mirë dhe pritet të kontriboj dukshëm gjatë stinorit te skuadra gjilanase.
Drita sot do të kthehet në Kosovë.
Të dyja do të marrin pjesë në këtë stinor në gara ndërkombëtare në Europa Conference League.