MUNIR EL HADDADI
Bëhet i Sevillës
12 January, 2019 @16:32
Sulmuesi 23 vjeçar i Barcelonës, Munir El Haddadi, edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Sevillës.
Sevilla ka bërë të ditur se ka paguar 1.05 milionë euro për të blerë plotësisht kartonin e lojtarit të lindur në Madrid.
El Haddadi këtë stinor luajti në 7 ndeshje për Barcelonën dhe shënoi një gol.