PRESTON NORTH END - SWANSEA CITY
Celina asiston në barazimin e Swanseat
12 January, 2019 @18:22
Futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Bersant Celina, ka qenë ndër protagonistët kryesorë të ekipit të tij Swansea sot, që barazoi me Preston North Endin në përballjen e xhiros së XXVII 1-1.
Celina pranoi topin nga Wayne Routledge në minutën e 55-të të ndeshjes, për të krosuar ulët drejt Courtney Baker-Richardsonit, që nuk e kishte vështirë të shënojë për 0-1 nga afërsia.
Preston më pas barazoi nga penalltia, 1-1 [min. 60], ndërsa Celina kishte edhe dy raste tjera të mira për të shënuar për fitore, por nuk kishte fat.
Me pikën e fituar Swansea ka 37 pikë nga 27 ndeshje në Championship, 7 më pak nga pozita e gjashtë, që siguron Play-Offin për Premier Ligë. Swansea aktualisht kap pozitën e 13 në Championship.
Swansea ka nisur shumë mirë vitin 2019, duke shënuar dy fitore dhe një barazim.