BRIGHTON-LIVERPOOL
Goli i çlirimit, pas dy humbjeve
12 January, 2019 @17:53
Humbjet nga Manchester City në Premier Ligë dhe nga Wolverhampton Wanderers në FA Kupë, të dyja këto brenda katër ditëve, kishin futur në vështirësi Liverpoolin.
Mirëpo, sot ka qenë penalltia e minutës së pesëdhjetë, që i ka sjellë çlirimin emocional Liverpoolit dhe kthimin në rrugë të fitoreve për të vazhduar lidershipin në Premier Ligë.
Mohamed Salah ka festuar çmendur golin e fitores, që i jep Liverpoolit avantazhin shtatë pikësh ndaj ndjekësit të parë në luftë për titull, Manchester City.
Liverpool është duke e kërkuar titullin e parë të kampionit në Premier Ligë [prej se u riemërtua elita e futbollit anglez]. Ndërsa titullin e fundit të kampionit e ka të fituar në sezonin 1989/90.