FRANCESCO TAHIRAJ
Tahiraj zyrtarizohet te Hajduku
12 January, 2019 @17:13
Mesfushori i ri shqiptar, Françesko [Francesco] Tahiraj, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Hajdukut të Splitit.
Ekipi i famshëm kroat ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022 me vlonjatin.
Tahiraj ka luajtur për Shqipërinë U17, ndërsa tërë jetën e ka kaluar në Itali, ku ka qenë në shkollë të Juventusit, ndërsa ka luajtur për Carpin e Torinon në grupmoshat e reja.
Në katër stinorët e fundit ai ka qenë i rregullt në elitën e futbollit slloven, ku ka djersitur fanellën e Zavrç dhe Aluminij.
Për Aluminijn, Tahiraj këtë stinor ka shënuar nëntë gola në 18 paraqitje.