Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MERKATO

Chelsea pranë sulmuesit belg

Chelsea pranë sulmuesit belg


29 June, 2016 @0:57

Edhe pse u mendua që Michy Batshuayi do të transferohej tek Crystal Palace, skuadër e cila ofronte afro 40 milionë euro për të, siç duket belgu do të ‘rrëmbehet’ nga skuadra e Chelseat në çastet e fundit.

Gazetari i besueshëm i merkatos, Gianluca Di Marzio, para pak çastesh njoftoi që sulmuesi në formë i Marseillet shumë shpejt do të transferohet zyrtarisht tek skuadra londineze e Chelseat, e cila do të paguajë 33 milionë funte.

Lajmi u raportua edhe para pak orësh nga gazeta franceze ‘L’Equipe’.

Lojtari në fjalë për momentin ndodhet në Francë me kombëtaren e Belgjikës, ndërsa se a do të kompletohet marrëveshja tek Chelsea, mbetet të shihet.


 
Të gjitha lajmet nga