BAYERN-BARÇA
Detajet e imta, vendosin
23 April, 2013 @9:33
Liga e Kampionëve që arriti në fazën gjysmëfinale të saj do të na sjellë dy duele gjermano-spanjolle, ku takohen më të mëdhenjtë e këtyre vendeve.
Sonte, në program është ndeshja e kampionëit të ri gjerman, Bayern Munchen dhe ‘gati’ kampionit të ri spanjoll, Barcelonës.
“E di se do të luaj Messi sonte. Mirëpo, për ne Barcelona nuk është vetëm Messi, ka lojtarë tjerë aty. Forca e Bayernit është një gjë - puna ekipore, s’ka tjetër. Bayern është duke luajtur futbollin më modern në histori të tij. Mungesa e Mario Mandzukicit, do të zëvendësohet nga dy golashënues të mëdhenjë si Mario Gomez dhe Claudio Pizzaro, kështu që nuk është hendikep, mungesa e tij,” i është përgjigjur Heynckes pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së sontme.
Në anën tjetër asistenti i trajnerit të Barcelonës, Jordi Roura, mendon se ndeshjen do ta vendosin detajet e imta.
“Do të jetë ndeshje për t’u kënaqur. Do të ishte shumë mirë, nëse do të arrinim të luanim sikurse ndaj Milanit. Do të jetë përballje e madhe. Fituesin, besoj që do ta vendosin detajet e imta. Pres ndeshje të shpejtë dhe të intenzitetit të lartë. Lionel Messi është më mirë, mirëpo fjalën e fundit e thotë mjeku. Bayern është tepër i mirë në këtë garë. Janë në formë shumë të mirë dhe të fuqishëm si ekip. Ne nuk jemi favorit në këtë ndeshje dhe na duhet të pranojmë faktin,” është cituar të ketë thënë Roura, në konferencën për shtyp para ndeshjes në Allianz Arena.
Të dyja skuadrat kanë shënuar fitore në fundjavë. Bayerni është shpallë kampion dhe tashmë synon Ligën e Kampionëve. Barcelona në anën tjetër, është ‘gati’ të bëhet kampion në Spanjë, mirëpo kanë pasur luhatje në stinorin pranveror. Bavarezët eliminuan Arsenalin në çerekfinale, ndërsa katalonasit, Paris St Germainin dhe atë pa shënuar asnjë fitore!
Bayern Munchen ka shënuar fitore në 11 prej 13 ndeshjeve të zhvilluara në terren të vetë. Kështu që Allianz Arena, pritet të jetë tejet e zhurmshme sonte.
LIGA E KAMPIONËVE, SONTE:
20:45, Allianz Arena, Munchen | Bayern Munchen - Barcelona | Gjyqtar kryesor: Viktor Kassai (Hungari) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Bayern fiton - 2.60 | Barazim - 3.60 | Barcelona fiton - 3.40 |