MEDIAT E SHKUPIT
Dilema s’ka! Maqedonia-Kosova luhet në Shkup
23 November, 2019 @17:54
Si duket Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka vendosur. Ndeshja gjysmëfinale e PlayOffit të Ligës D të Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Arenën Kombëtare të tyre “Todor Proeski” - bën të ditur Sportmedia e Shkupit sot.
Sipas informatave që ka kjo medie, FFM pritet vetëm të zyrtarizojë stadiumin, pasi që sipas burimeve të tyre Shkupi është vendosur si vendi që do t’i pret gjysmëfinalistët.
“Kjo do të thotë se nuk kemi frikë dhe nuk kemi nevojë të ikim për në Strumicë,” ka komentuar Sportmedia ndër të tjera informacionin për të cilin pretendon.
Gjithashtu, aty është bërë e ditur se për adhuruesit e Kosovës do të rezervohen 8% të biletave sipas rregullave të UEFA-së, që i bie rreth 3 mijë Dardanë do të jenë të pranishëm aty. Ndërsa gjithashtu është thënë se Dardanët do të sigurohen në stadium nga Policia e Kosovës!, kure 30 mijë biletat tjera do të kenë regjim special të shitjes, për të mbushur plotësisht Arenën e Shkupit.
Maqedonia - Kosova luhet më 26 mars 2020 në Shkup. Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales Gjeorgjia - Bellorusia. E fituesit e gjysmëfinaleve do të ndeshen më 30 mars 2020 për biletën drejt EUROs, ku vendas do të jetë Tbilisi ose Minsku (cilado që e fiton gjysmëfinalen).