PRISHTINA - TREPÇA '89
Januzi mban në hap Prishtinën
23 November, 2019 @16:02
Skuadra e Prishtinës e mposhti Trepçën ‘89 me rezultat minimal 1-0.
Hero i ndeshjes ishte Ahmed Januzi, i cili shënoi në minutën e 55’, pas një asistimi të Endrit Krasniqit.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Gëzim Rusi i mysafirëve e kishte një rast ideal për ta barazuar rezultatin, por goditja e tij shkoi pranë portës dhe kështu ndeshja përfundoi në të mirë të Prishtinës.
Prishtina me 30 pikë (4 më pak se lideri) gjendet në pozitën e katërt, kurse Trepça ‘89 në pozitën e 8 me 20 pikë.
Në xhiron tjetër, Prishtina do të përballet me Gjilanin, kurse Trepça ‘89 me Dritën.