NUNO ESPIRITO SANTO
Drejt Turqisë?
28 June, 2021 @11:41
Trajneri portugez që ka bërë karrierë dhe emër në Premier League të Anglisë, Nuno Espirito Santo, është në bisedime të avancuara me klubin turk, Fenerbahçe.
Football Talk ka bërë të ditur se sipas raportimit të Radyo Gol nga Turqia, takimi përfundimtar do të mbahet sot dhe do të vendoset nëse kanarinat e Stambollit do të sigurojnë shërbimet e menaxherit që ka arritur sukses me Wolvesin së fundi në Premier League.
Fenerbahçe është duke kërkuar me ngulm titullin kampion, që nuk e ka fituar që prej stinorit 2013/14 dhe po insiston në një trajner me përvojë që do të mund të fus në rend ekipin, i cili me bujë të madhe stinorin e kaluar prezantoi Mesut Ozilin.