NGA KLUBI
Cale: Mezi pres fillimin me Gjilanin
28 June, 2021 @10:47
Futbollisti brazilian që erdhi bujshëm në Gjilan, Elton Cale, ka folur për faqen zyrtare të klubit dhe ka bërë të ditur se atmosfera e mirë në ekip bën që ai të pres me padurim fillimin e aventurës te klubi i ri.
“Njerëzit janë shumë të mirë këtu dhe po ndjehem si në shtëpi. Do të jap më të mirën për klubin, jemi një grup i fortë lojtarësh dhe do të luftojmë për objektivat që i kemi vendosur nga dita e parë. Mezi pres të nis aventurën me Gjilanin,” ka thënë ai.
Gjilani që nuk arriti të dalë në gara evropiane me plasmanin e stinorit të kaluar, për stinorin 2021/22 po përgatitet fuqishëm dhe me Ismet Munishin trajner dhe përforcime që pritet të shpërthejnë pozitivisht, konsiderohet si njëri ndër kandidatët e hershëm për të fituar trofe në sezonin tjetër.
32 vjeçari që ka përvojë mjaft nga Kategoria Superiore, pritet të jetë ndër ndihmesat kryesore të ekipit drejt objektivave.