SNEIJDER
Dua të shënojë ndaj Realit
1 April, 2013 @10:28
I lindur në Utrecht të Holandës në vitin 1984, Wesley Sneijder, është një nga ata lojtarë të cilët janë kanë të ngulitur filozofinë e Jose Mourinhos në kokë. Më shumë se shokë, ai e konsideron atë baba të dytë. E ndeshja ndaj Real Madridit nuk do të jetë e lehtë për të.
Marca: Rrugëtimet jetësore…
Sneijder: Të duket e rastësishme apo? Më shikoni tani duke luajtur në Turqi, kundër ish trajnerit tim Jose Mourinho dhe kundër ish ekipit tim, Real Madrid. Boll e pabesueshme!
Marca: Kujtimet nga Real Madridi…
Sneijder: Kam shumë shokë atje dhe kam kujtime të bukura si nga njerëzit ashtu edhe nga klubi. Kam fituar La Ligën, e pas asaj kam pasur një stinor të keq për shkak të problemeve të mija.
Marca: Pastaj shkove në Inter…
Sneijder: ... dhe u bëra kampion europe. Shkova në Inter, u takova me Mourinhon dhe fituam gjithçka, e pastaj çdo gjë shkonte mirë për mua.
Marca: Edhe një lojtar, te i cili Mourinho ka lënë shenjë...
Sneijder: Mourinho është si baba i dytë për mua.
Marca: A e don Sneijder më shumë Real Madridin apo Morinhon?
Sneijder: Mourinhon.
Marca: Çka i jep ai lojtarëve?
Sneijder: Nuk është e lehtë të shpjegohet. Duhet të jesh me të që të kuptosh çfarë është ai…
Marca: A mund të befasojë Galatasaray Real Madridin?
Sneijder: Ne duhet të shkojmë në Santiago Bernabeu duke besuar se mundemi. E dimë se do të jetë vështirë, por kemi skuadër të mirë. Derisa nuk e humbim vetëbesimin do të bëjmë diçka.
Marca: Imagjinoni të shënoni kundër Real Madridit të Morinhos?
Sneijder: Dëshiroj! Do të jetë e mrekullueshme dhe nuk them se nuk do të festojë golin, sepse mendoj që do të festojë. Nuk e di si do të reagojë në atë moment, por do të jetë gol special dhe sidoqoftë, po të mos festosh një gol nuk arrin askund. (Intervista është bërë nga Marca)