PARA NDESHJES
Lidhja: PSG - Barcelona
1 April, 2013 @9:55
Parisi dhe Barcelona janë lidhur me futboll që nga viti 2000. Që prej atij viti, nëntë futbollistë kanë luajtur për të dyja ekipet.
Futbollisti i parë që luajti për të dyja ekipet ishte portieri, Richard Dutruel. Françezi luajti për PSG-në prej vitit 1991 deri në vitin 1996 dhe pastaj kaloi në Celta Vigo. Ndërsa kalimin nga Balaidos për në Camp Nou e bëri në vitin 2000. Dutruel është njëri ndër futbollistët e paktë që ka kaluar nga Parisi në Barcelonë.
Barcelona ka dërguar shumë lojtarë në Paris. Për shembull, Mikel Arteta, iu dha me qira parisienëve (2000/02) nga Akademia e katalonasve. Frederic Dehu (1999/00) dhe Juan Pablo Sorin (2003/04) gjithashtu.
Mirëpo, më me famë nga të gjithë ka qenë dhe që ka shpërthyer më së shumti mbetet - Ronaldinho. Braziliani nënshkroi kalimin nga Parisi në Barcelonë në verë të vitit 2003, pas dy viteve të kaluara në Parc des Princes.
Futbollistët tjerë të cilët luajtën për Barcelonën para se të kalojnë në Paris St Germain janë: Ludovic Giuly, Thiago Motta, Maxwell dhe Zlatan Ibrahimovic. Treshja e fundit mund të luaj ndaj Barcelonës në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që luhet nesër në Parc des Princes.