EKIPI I RI I SUPERLIGËS
Dukagjini merr trajner ‘me bagazh’ ndërkombëtar
20 June, 2019 @21:16
Skuadra që siguroi Superligën për stinorin 2019/20, Dukagjini, para një ore ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.
Ai është ish ndihmës trajneri i Sivassporit nga Superliga turke dhe ndihmës trajneri aktual i reprezentacionit senior të Maqedonisë, Xhengis Rexhepi.
Rexhepi që gjatë stinorit 2018/19 për një periudhë drejtoi Llapin, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Dukagjinin e Klinës dhe tashmë ka bërë të ditur se do të kërkojë stabilizim e ekipit në Superligë.
Në ndërkohë Dukagjini pritet të përforcohet me futbollistë që kanë përvojë ashtu që të sigurojë stinor të rehatshëm në elitë të futbollit të Kosovës.