Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

57-57 PËR RONALDON

E mbyllin me fitore

E mbyllin me fitore


30 December, 2015 @17:35

​Dy golat të Cristiano Ronaldos dhe një i Vasquez i mjaftuan Real Madridit që të merrte 3 pikë në përballjen ndaj Real Sociedadit, skuadër e cila po kalon një formë jo të mirë edhe pas shkarkimit të David Moyes. Fillimisht Ronaldo shpërdoroi një penallti të dyshimtë në minutën e 24-të dhe kështu goli vonoi deri në minutën e 42’ i cili erdhi nga pika e bardhë, pasi që mbrojtësi mysafir luajti me dorë në zonën e rreptësisë.

Baskët barazuan në fillim të pjesës së dytë, mirëpo gjithçka u eklipsua fillimisht nga një goditje e bukur e Ronaldos me të majtën në minutën e 67’ dhe më pas fitorja u vulos nga i riu Vasquez, i cili u inkuadra nga banka rezervë.

Vlen të përmendet fakti që dy golat e shënuara sot bëjnë që Ronaldo ta mbyllë vitin 2015 me 57 gola të shënuara në gjithsej 57 ndeshje.

Kjo fitore e ngrit Realin në kuotën e 36 pikëve, një më shumë se Atletico e Barcelona, të cilat kanë nga 1, respektivisht 2 ndeshje më pak të zhvilluara.

TABELA AKTUALE LA LIGA

Real Madrid 3-1 Real Sociedad HD - All Goals… by zidanekrisz


 
Të gjitha lajmet nga