KEK
Edhe matematikisht ranë
8 April, 2019 @14:26
Pas 26 xhirove të zhvilluara në Superligë, tashmë edhe matematikisht KEK-u i Obiliqit nuk ka gjasa për shpëtim të stinorit dhe, edhe zyrtarisht ekipi bie nga elita e futbollit.
KEK-u kishte ardhë në Superligë si kampion i Ligës së Parë në stinorin e kaluar, ku kishte treguar lojëra të jashtëzakonshme për të fituar aty.
Mirëpo, ndërrimi në organizim të klubit përgjatë verës 2018 solli vetëm dobësimin e skuadrës gjë që bëri që KEK-u të jetë kafshatë e lehtë për klubet tjera të Superligës përgjatë gjithë stinorit.
Me vetëm një pikë të fituar përgjatë 26 xhirove, 7 xhiro pa përfunduar Superliga, KEK-u tashmë edhe matematikisht nuk ka gjasa për shpëtim të stinorit.
Sidoqoftë KEK-u po tregon lojëra të mira këtë pranverë në Superligë, dhe tashmë asnjë ekip s’po mund t’i mbush gola siç ndodhte në pjesë të parë të stinorit.