REPREZENTACIONI I SPANJËS
Emërohet zëvendësi i Hierros
9 July, 2018 @11:33
Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka përcaktuar drejtorin e ri sportiv të kombëtares së këtij vendi, për të zëvendësuar Fernando Hierron.
Edhe pse Carlos Marchena, që ka ndihmuar Hierron në Botërorin “Rusia 2018” ka qenë favorit, RFEF ka vendosur për ish portierin Jose Francisco Molina.
Molina 47 vjeç ka qenë futbollist i Valencias, Albacetes, Atletico Madridit, Deportivo La Corunas e Levantes. Ndërsa si trajner ka punuar në Villareal, Getafe B, Atletico Kolkata dhe Atletico San Luis.
Hierro ka kryer detyrën e drejtorit sportiv te Spanja para Botërorit. Me largimin e Julen Lopeteguit pak para fillimit të Botërorit, RFEF emëroi Hierron si selektor të përkohshëm. Hierro tash ka ofruar dorëheqjen nga ky post.