PREJ BARCELONËS
Paulinho kthehet në Kinë
8 July, 2018 @21:38
Mesfushori brazilian, Paulinho, i është kthyer ekipit Guangzhou Evergrande në Superligë të Kinës, ka bërë të ditur ekipi në fjalë sot.
Ai luajti për më pak se një vit te Barcelona duke u bërë shpejt njëri ndër lojtarët e ekipit startues me të cilët fitoi edhe titullin kampion.
Paulinho i ka kushtuar Guangzhousë 50 milionë euro, ndërsa braziliani do të fitojë 14 milionë euro (neto) në vit me ekipin e tij kinez.