PAS NDESHJES
Endrit Kransiqi: Afër synimit
19 November, 2016 @17:41
Mesfushori i ri i Prishtinës, Endrit Krasniqi, është shprehur të jetë i lumtur me fitoren e sotme ndaj Besës, ndërsa njeriu që asistoi të parin dhe shënoi golin e dytë të ndeshjes në fitore ka thënë se bardhekaltërit janë afër titullit vjeshtor.
“Lojë e vështirë, sidomos kur dihet rivaliteti ndërmjet Prishtinës dhe Besës. Për ne ishin pikë shumë të rëndësishme dhe të çmuara. Me këtë fitore kemi arritur vazhdimësi të mirë për t’u shpall kampion vjeshtor dhe besoj se do t’ia arrijmë këtij qëllimi,” ka thënë Krasniqi për prishtinafc.com sot.