TRAJNERI I GJILANIT
Morina: Pas turbulencave, pikë me rëndësi
19 November, 2016 @15:56
Në deklaratën e tij pas pikës së fituar në Skenderaj sot, Arbnor Morina, trajner i Gjilanit ka thënë se është i kënaqur jashtëzakonisht me lojën e treguar dhe angazhimin e lojtarëve të skuadrës së tij.
“Pas turbulencave që i kemi pasur, djemtë tanë luajtën me shpirt, duke organizuar akcione të mira dhe duke kërkuar golin. Drenica gjithashtu kishte raste të mira,” ka thënë fillmisht Morina për të vazhduar.
“Ne ishte dashur që të kryejmë më heret lojën, por sidoqoftë, bravo djemve që kanë dhënë gjithçka në fushë dhe kanë treguar se mund t’ia dalin. Kësaj radhe, fatkeqsisht, me vetëm një pikë,” ka thënë ai.
Gjilani ka marrë pikën e parë në Superligë në tre xhirot e fundit.