DRENAS
Feronikeli rikthen Tovërlanin
5 March, 2020 @14:59
Skuadra e Feronikelit para pak çastesh ka zyrtarizuar trajnerin e ri të saj për vazhdim të stinorit.
Kampioni aktual i Kosovës në futboll ka rikthyer në ekip trajnerin e dikurshëm të saj Afrim Tovërlani, që njihet si trajner me më së shumti tituj kampioni të fituar në Kosovë.
Afrim Tovërlani 53 vjeç i është uruar mirëseardhje nga ekipi, të cilën ai e merr në vend të pestë të renditjes tabelare me 31 pikë, 13 më pak se lideri aktual Ballkani.
Feronikeli gjithashtu është gjysmëfinalist i Kupës së Kosovës dhe në gjysmëfinale, që luhet në sistemin vajtje-ardhje, do të ketë punë me Ballkanin lider të Ismet Munishit.
Feronikeli përndryshe me Tovërlanin ka emëruar trajnerin e tretë të stinorit zyrtarisht. Stinorit 2019/20 ia nisi me malazezin Dejan Vukicevic, ndërsa prej xhiros XII punës ia nisi Agim Sopi, që nuk qëndroi shumë. E në dy xhirot e fundit u drejtua nga ndihmësi Faruk Elshani, që do të thotë se Tovërlani do të bëhet trajneri i katërt që do të drejtojë ndeshje të kampionit aktual këtë stinor.