2 KORRIKU 4-1 VËLLAZNIMI
2 Korriku mposht thellë Vëllaznimin dhe ua thellon krizën
4 March, 2020 @16:25
Skuadra e 2 Korrikut të Prishtinës ka shënuar fitore të thellë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës që është në krizë të rezultateve.
Prishtinasit kanë shënuar nga dy gola për pjesë dhe kështu kanë mposhtur gjakovarët e humbur në fushë, të cilët po luftojnë për mbijetesë në Ligë të Parë, ndërsa aktualisht janë në pozitën e parafundit të klasifikimit.
Golashënues për ekipin e 2 Korrikut sot kanë qenë Qëndrim Sejdiu (goli i tretë i stinorit për te), Albert Stublla, Djellon Dragusha dhe Adonis Aliu.
E goli i Vëllaznimit erdhi pasi që vendasit tashmë kishin siguruar fitoren dhe kishin shënuar katër herë në portën e tyre. Kujtojmë, Vëllaznimi nuk ka shijuar fitore në Ligë të Parë që prej 1 dhjetorit 2019, kur patën mposhtur Onixin në Gjakovë.
Xhiron që vjen 2 Korriku i shkon Istogut në një mysafirllëk të vështirë, ndërsa Vëllaznimi pret Besën lidere dhe kandidaten kryesore për Superligë.
i:
Formacioni startues i 2 Korrikut: F. Neziri, A. Stublla, D. Bajraktari, L. Rama, J. Stublla, A. Oruqi (C), Q. Sejdiu, E. Baholli, A. Shala, A. Prapashtica, D. Dragusha. Kryetrajner: Besim Ademi. U aktivizuan edhe: U. Statovci, A. Aliu dhe B. Osmani. |