CONFIRMED FIXTURES
Orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve 2020/21
4 March, 2020 @13:43
UEFA ka bërë zyrtarë edhe orarin e ndeshjeve të të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në Ligë të Kombeve 2020/21 që nis këtë shtator, pas shortit që u tërhoq dje.
Kështu, duelet e Kosovës që do të nisin në shtator në Ligën C, Grupi 3, kanë këtë orar:
3 shtator 2020, 20:45 Molldavia - KOSOVA;
3 shtator 2020, 20:45 Sllovenia - Greqia;
6 shtator 2020, 18:00 Sllovenia - Molldavia;
6 shtator 2020, 20:45 KOSOVA - Greqia;
10 tetor 2020, 20:45 Greqia - Molldavia;
10 tetor 2020, 20:45 KOSOVA - Sllovenia;
13 tetor 2020, 20:45 Greqia - KOSOVA;
13 tetor 2020, 20:45 Molldavia - Sllovenia;
13 nëntor 2020, 20:45 Molldavia - Greqia;
13 nëntor 2020, 20:45 Sllovenia - KOSOVA;
16 nëntor 2020, 20:45 Greqia - Sllovenia;
16 nëntor 2020, 20:45 KOSOVA - Molldavia;
Kujtojmë, Kosova në edicionin e parë të Ligës së Kombeve 2018/19 ka qenë pjesëmarrëse në Ligën D të saj. Kosova e fitoi Grupin e saj dhe kështu ka siguruar ngjitjen në Ligën C të Kombeve.
Në rast se Kosova fiton gjatë këtij viti Grupin C të Ligës C të Kombeve, atëherë në edicionin e radhës të garës së re të UEFA-së, Kosova do të ngritet në Ligën B.